Kerko
Testi i moshes
Nëse Zyra e Emigracionit DVZ/OE ose Shërbimi kujdestar ka dyshime se a jeni nën moshën 18 vjeç, shërbimi kujdestar do të kryejë testin e moshës. Një test i moshës është një ekzaminim mjekësor në një spital në të cilin një mjek përcakton moshën tuaj.
Mbeshtetja per jetesen e pavarur
Nëse jeni midis 16 dhe 18 vjeç , kjo mund te jete nje menyre për të jetuar në mënyrë të pavarur. Një mbikëqyrës personal do t'ju mbështesë në familje, me administratën, punën, studimin, financat, por edhe me çështjet emocionale.
Konvikti
Vendi në një qendër pritëse ku njerëzit nën moshën 18 vjeç flenë dhe jetojnë së bashku dhe ku mbikëqyrësit janë të pranishëm dhe mbikëqyrin.
Pritja
Aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare kanë të drejtën e ndihmës materiale (pritjes) gjatë procedurës së plotë.
Sigurim shendetesor
Në Belgjikë, njerëzit janë të lidhur me një skemë sigurimi shëndetësor. Kjo do të thotë që fondi i sigurimit shëndetësor rimburson një pjesë të madhe të shpenzimeve tuaja mjekësore dhe ju paguan një përfitim nëse nuk jeni në gjendje të punoni për shkak të sëmundjes ose shtatzënisë.
Kërkesat për fotografi (për pasaportë)
Fotografia në kartën tuaj të identitetit, kartën e huaj kombëtare ose pasaportën duhet të plotësojë disa standarde. Nëse fotografia juaj nuk përputhet, komuna duhet ta refuzojë atë.
RIZIV / INAMI
Instituti Kombëtar i Belgjikës për Sëmundje dhe Sigurim të Aftësisë së Kufizuar është një institucion publik për sigurimet shoqërore.
Qeveria federale
Ka nje qeveri ne Belgjike qe merr vendime per shtetin si e tërë.
Gjurmimi i kontakteve
Hartimi i një liste personash me të cilët ka pasur kontakt personi i infektuar me koronavirusin. Këta persona do të njoftohen se kanë pasur kontakt me një person të infektuar dhe që duhet t’i kushtojnë vëmendje të ngushtë higjienës personale. Në këtë mënyrë, të gjithë mund të ndihmojnë në betejën kundër koronavirusit.
Imuniteti i tufës
Imuniteti i tufës ndodh kur një grup i madh njerëzish krijojnë rezistencë ndaj një virusi. Kjo e bën më të vështirë përhapjen e mëtejshme të virusit.
Do të dëshironit të ndiheni si në shtëpi në Belgjikë dhe ta njihni më mirë vendin tonë? Bëni kursin e orientimit social dhe gjuhës në rajonin që jetoni.
Si një refugjat i pranuar, përveç shtëpisë tuaj, ju gjithashtu duhet të siguroni jetesën tuaj: ushqim, ngrohje, energji elektrike, ujë etj. Sigurohuni që qiraja juaj mujore të mos jetë shumë e lartë, që ju të keni ende mjaft për të jetuar.
Ne Belgjike, eshte e detyrueshme qe te keni sigurim shendetesor. Nese jeni te semure, fondi i sigurimeve shendetesore mbulon nje pjese te madhe te shpenzimeve mjekesore. Nese ju e keni te pamundur qe te punoni per shkak te nje semundjeje ose aksidenti, ju do te merrni kompensim financiar per te zevendesuar rrogen tuaj.
Ne disa raste dhe ne varesi te kushteve te caktuara, autoritetet belge mund te ndalojne shtetasit e huaj ne nje qender paraburgimi.
Në Belgjikë ofrohen shumë shërbime në internet: caktimi i takimit te doktor, kryerja e një transferte bankare në linjë...
Belgjika eshte monarki e cila drejtohet nga nje mbret. Mbreti ka pushtet politik te limituar, por eshte nje simbol i forte i vendit.