Mbrojtja e viktimave te trafikimit njerezor ose kontrabandes

Jeni viktimë e tarfikimit të qenieve njerëzore ose kontrabandës së qenieve njerëzore? A jeni shfrytezuar nga punedhenesi juaj, jeni detyruar qe te lypni, te punoni si prostitute apo per te kryer nje akt kriminal? Atehere ju mund te merrni mbrojtje ne Belgjike nen disa kushte te caktuara.

Kur konsideroheni ju viktime e trafikimit te qenieve njerezore?

Ne qofte se ju po qendroni ne Belgjike, nuk keni nenshtetesi belge dhe jeni ne me shume se nje nga situatat e meposhtme:

  • Ju keni perfunduar ne nje situate te ndryshme nga ajo qe ju eshte premtuar.
  • Ju jeni te detyruar per te bere gjera qe ju nuk keni deshire t'i beni.
  • Rroga juaj eshte me e vogel se ajo qe ju eshte premtuar. Ju nuk jeni paguar, ose jeni paguar shume pak, per punen qe ju beni.
  • Ju jeni te detyruar qe te punoni per njerezit qe ju kane sjellur ketu, per te paguar udhetimin tuaj.
  • Ju ose familja juaj jeni kercenuar, dhe/ose ju jeni viktime e dhunes.
  • Dokumentat tuaja jane marre ose po mbahen peng.
  • Ju jeni mbyllur. Ju jetoni te izoluar nga bota e jashtme.
  • Ju keni perfunduar ne Belgjike pas nje udhetimi te gjate, per te cilin juve ju eshte dashur qe te paguani nje sasi te madhe parash, ju keni qene viktime e dhunes ose jeta juaj ka qene ne rrezik.

Cfare mbrojtjeje ekziston per viktimat e trafikimit te qenieve njerezore?

Si viktime e trafikimit te qenieve njerezore, ju mund te merrni statusin e rezidentit, me kusht qe:

  • Ju bashkepunoni me hetimin per keto vepra penale.
  • Ju nuk keni me asnje kontakt me autoret e ketyre veprave penale
  • Ju pranoni qe te mbeshteteni nga nje nder tre qendrat e pritjes speciale ne Belgjike:
    • ne Bruksel: PAG-ASA
    • ne Antverp: PAYOKE
    • ne Liezh: SÜRYA

 Mbeshtetja ne qendrat e pritjes

Tre qendrat e pritjes ndihmojne viktimat me:

  • strehim te sigurt
  • mbeshtetje mjekesore dhe psikologjike
  • asistence dhe mbeshtetje ligjore

Qendrat e pritjes jane ne dispozicion 24 ore gjate 7 diteve te javes. Kerkesa juaj per informacion do te shqyrtohet ne menyre te vecante/diskrete.

A keni nevoje per ndihme urgjente, ose gjendeni ne rrezik? Telefononi numrin e emergjences 101 ose 112.