Rregullat e Shtëpisë për qendrat e pritjes

Mirë se vini në qendrën tonë të pritjes!

Në këto Rregulla të Shtëpisë (HR) ne shpjegojmë të drejtat dhe detyrat tuaja, si dhe rregullat që duhen respektuar gjatë qëndrimit në qendrën e pritjes. Është shumë e rëndësishme që ju t'i kuptoni plotësisht këto rregulla.

Në qendrën e pritjes janë në dispozicion shërbimet e mëposhtme:

· Strehimi
· Ushqimi
· Aksesi i objekteve sanitare dhe tualateve
· Sigurimi i veshjeve
· Para xhepi
· Nidhma individuale sociale dhe ndihma ligjore
· Mbeshtetja psikologjike dhe mjekesore

HR janë një grup rregullash që kanë të bëjnë me jetesën komunitare në qendrën e pritjes dhe organizimin e saj në mënyrë që të sigurohet se banorët dhe personeli të kenë përvojën më të mirë të mundshme.
Këto rregulla kanë të bëjnë me:

· Respektimi i privatesise
· Rregulli dhe qetesia ne qendren e pritjes
· Siguria e banoreve dhe e personelit
· Higjiena dhe pastertia e dhomave
· Marrja e masave per verifikimin e prezences dhe mungesave
· Organizimi i takimeve
· Sistemi i depozites
· Inspektimi i dhomes
· Informacioni i pergjithshem i detyruar i çdo banori kundrejt Fedasil

Qendra është një qendër pritëse e hapur. Kjo do të thotë që nuk jeni i detyruar të qëndroni aty. Nëse vendosni të largoheni nga qendra e pritjes, ju mbani vetëm të drejtën për ndihmë mjekësore nga Fedasil. Zgjedhja juaj nëse do të qëndroni në qendrën e pritjes ose jo nuk ndikon në aplikimin tuaj për mbrojtje ndërkombëtare.
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këto rregulla të shtëpisë ose në lidhje me të drejtat që gëzoni gjatë qëndrimit në qendrën e pritjes, gjithmonë mund të konsultoheni me punonjësin social ose broshurat e informacionit që gjenden në qendër.

Autoriteti menaxhues dhe personeli ju urojnë një qëndrim të këndshëm.

1. SHERBIMET TONA

1.1 Sherimet bazike
Ne varesi te organizimit te saj, qendra e pritjes ofron keto lloj sherbimesh:
· Strehimin me akses ndaj objekteve sanitare
· Akses te tualeteve
· Mundesia per larjen e rrobave dhe mundesia per t'u pajisur me veshje te perdorura (dore e dyte)
· Ushqimin ose kupone per dreken ose mundesia qe ju te merrni ushqimet vete

1.2 Keshillim individual
Te gjithe ata qe punojne ne qendren e pritjes jane subjekt te kodit te etikes qe percakton vlera dhe parime si respekti, orientimi ndaj klientit, pavaresia dhe maturia.
Gjatë qëndrimit tuaj do të keni një punonjës social të caktuar për ju, i cili do t'ju ndihmojë individualisht gjatë qëndrimit tuaj, t'ju informojë për të drejtat tuaja dhe t'ju referojë në shërbime të tjera nëse është e nevojshme.
Ky person do të krijojë një dosje individuale në të cilën mbahen të gjitha çështjet e rëndësishme në qendrën e pritjes. Punonjës të tjerë nga qendra jonë e pritjes gjithashtu mund të kontribuojnë për këtë. Ju keni gjithmonë të drejtë të lexoni dosjen tuaj. Nëse lëvizni në një qendër tjetër pritëse, kjo dosje do të transferohet në qendrën e re të pritjes.
Ndihma individuale që mund të prisni nga ne është si në vijim:

  • Ndihma kur mberrini: punonjei juaj social do te diskutoje dhe vleresoje nevojat specifike se bashku me ju
  • Asistenca sociale: ne ofrojmë mbështetje dhe këshilla për jetën shoqërore jashtë qendrës së pritjes dhe ju ndihmojmë, për shembull, me regjistrimin e fëmijëve në shkolla.
  • Ndihma ne proceduren e azilit: qendra e pritjes do të sigurojë që ju të jeni të informuar mirë për mbarëvajtjen e procedurës. Ne gjithashtu do t'ju mbështesim në gjetjen e ndihmës juridike falas (avokat) që nga fillimi i procesit tuaj.
  • Trajnimi: Në kushte të caktuara dhe në bazë të vendeve në dispozicion, ju keni të drejtë të merrni pjesë në aktivitete. Punonjësi juaj social do t'ju ofrojë informacione të mëtejshme për këtë.

1.3 Mbeshtetja psikologjike dhe mjekesore
Në rast të problemeve mjekësore, ju keni qasje në ndihmë mjekësore.
Nëse ka një njësi mjekësore brenda qendrës së pritjes, duhet të kontaktoni këtë njësi mjekësore të brendshme, e cila, nëse është e nevojshme, do të planifikojë një konsultim mjekësor të jashtëm. Në mungesë të një njësie mjekësore, punonjësi juaj social do t’ju shpjegojë procedurat për konsultim me mjekun.

Dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj në faktin se nëse vendosni të thërrisni një doktor tjetër përveç atij të rekomanduar nga qendra e pritjes ose nëse regjistroheni me një doktor ose në një spital me iniciativën tuaj, ju duhet të mbuloni shpenzimet vetë.
Nëse keni nevojë për mbështetje psikologjike, qendra e pritjes do t'ju referojë në këshillime të specializuara, brenda ose jashtë qendrës së pritjes.

1.4 Para xhepi
Ju keni të drejtën e një pagesë javore. Kjo shumë përcaktohet me ligj.
Në disa qendra kolektive pritëse, është e mundur të shtohet kjo shumë duke kryer punë të caktuara për të mirën e qendrës së pritjes, në formën e ashtuquajtur shërbime komunitare. I takon çdo qendre pritëse të vendosë se si do të organizohet kjo dhe sa do të shpenzojë për kryerjen e këtyre punëve.

2. RREGULLAT E BASHKEJETESES

2.1 Privatesia dhe qetesia
- Ju keni të drejtën të respektohet jeta juaj private dhe jeta private e banorëve të tjerë. Kjo do të thotë që nuk hyni në dhomat e banorëve të tjerë pa u thirrur dhe që duhet të respektoni pushimin gjatë natës në qendrën e pritjes.
- Ju nuk duhet të ftoni të miturit në dhomën tuaj, përveç me lejen e prindërve ose mbikëqyrësit, nëse i mituri është i pashoqëruar.
- Ju kontribuoni për një atmosferë të qetë në qendrën e pritjes.
- Ju respektoni rregullat e vizitës dhe siguroheni që personat e jashtëm që ju vizitojnë gjithashtu i respektojnë ato. Qëllimi i rregullave të vizitës është që të garantohet privatësia juaj dhe e banorëve të tjerë.
- Ju respektoni sendet personale të banorëve të tjerë dhe objektet në qendrës së pritjes. Qendra e pritjes nuk mban përgjegjësi për dëmtimin, vjedhjen ose humbjen e sendeve tuaja personale. Në rast se shkaktoni dëmtimin e objekteve që u përkasin të tjerëve ose qendrës së pritjes, juve ju kërkohet t’i kompensoni ato.
- Ju kërkoni miratimin paraprak të drejtimit të qendrës së pritjes për organizimin e eventeve, në veçanti kur ato mund të prishin rehatinë dhe qetësinë e qendrës së pritjes.
- Ju respektoni udhëzimet e dhëna nga stafi i qendrës së pritjes.
- Ju respektONI faktin se disa pjesë të qendrës së pritjes kanë akses të kufizuar.

2.2 Siguria
- Duhet të pajtoheni me rregulloret e zbatueshme për parandalimin dhe sigurinë nga zjarri dhe të mos dëmtoni pajisjet për zbulimin e zjarrit ose zjarrfikësit.
- Shkatërrimi dhe vandalizmi i qendrës së pritjes janë rreptësisht të ndaluara.

Ndalohet të gatuhet në qendrën e pritjes, përveç në dhomat që qendra e pritjes mund të ketë caktuar për këtë qëllim.

- Kategorikisht ndalohet pirja e duhanit në qendrën e pritjes, përveç se në zonat e caktuara.
- Tregtia, mbajtja dhe përdorimi i alkoolit ose lëndëve narkotike në qendrën e pritjes është rreptesisht e ndaluar. Çdo sjellje që lidhet me dehjen dhe përdorimin e substancave ilegale në qendrën e pritjes është e ndaluar.
- Ndalohet mbajtja e objekteve të rrezikshme që mund të rrezikojë të tjerët ose të shkaktojë dëme në godinë.
- Objektet e ndaluara nga këto rregulla mund të konfiskohen.
- Frikësimi verbal apo fizik, dhuna me karakter seksual ose gjinor, agresioni ose dhuna fizike janë të ndaluara, siç janë çdo sjellje ose gjuha raciste apo diskriminuese ndaj individëve ose grupeve.

2.3 Higjiena
- Ju jeni përgjegjës për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e duhur të dhomës suaj ose banesës tuaj.
- Ju duhet të respektoni zonat komunale dhe t'i mbani ato të pastra.
- Nuk lejohet të mbani kafshë.

3. RREGULLAT TONA PËR ORGANIZIMIN E QENDRËS SË PRANIMIT

3.1 Informacioni i detyruar
Për ndjekjen e duhur të së drejtës për pranim, ju keni detyrim për dhënie informacioni në lidhje qendrën e pritjes. Kjo do të thotë që ju të informoni menjëherë punonjësin tuaj social për të gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me procedurën tuaj të azilit dhe çdo element tjetër që mund të ndikojë në të drejtën tuaj për pranim (p.sh. letra e marrë nga Departamenti i Imigracionit, vendimi i marrë nga CGVS ose RVV etj.).
Ju gjithashtu duhet të raportoni te punonjësi juaj social nëse jeni i përfshirë në punë vullnetare ose keni një kontratë punësimi.

3.2 Kontributi financiar ndaj qendres se pritjes
Nëse keni një kontratë punësimi dhe bëni punë të paguar jashtë qendrës së pritjes menjëherë duhet të informoni qendrën e pritjes për modalitetet e saj. Në varësi të nivelit të të ardhurave tuaja, ju do të duhet të paguani një kontribut për shpenzimet e pritjes tuaj sipas modaliteteve të dhëna. Nën kushte të caktuara dhe nëse të ardhurat tuaja janë të qëndrueshme dhe tejkalojnë një sasi të caktuar, pritja mund të ndalet.

3.3 Marrja dhe permbushja e marreveshjeve
Nëse telefononi një shërbim të jashtëm ose ofrues shërbimi pa pëlqimin paraprak të qendrës pritëse, çdo shpenzim i përfshirë do të mbulohet nga ana juaj.

Nëse qendra e pritjes bën një takim për ju me një ofrues shërbimi të jashtëm (trajnim, mjek, spital etj.), ju jeni të detyruar të merrni pjesë në këtë takim në mënyrë korrekte dhe në kohë.
Është e mundur që prania juaj në ngjarje të caktuara (p.sh. takime ose trajnime) të jetë e detyrueshme. Në këtë rast, ju do të informoheni paraprakisht për organizimin praktik (koha, mjetet e mundshme të transportit) dhe do ti respektoni ato.
Biletat që ju janë dhënë për udhëtim në kuadër të procedurës suaj, një konsultim mjekësor, një konsultim me një avokat, etj do të përdoren vetëm për këto qëllime.

3.4 Ushtrimi i autoritetit prinderor
Si prind(ër), ju jeni përgjegjës për mbikëqyrjen, edukimin dhe arsimin e detyrueshëm të fëmijës(ve) në familjen tuaj. Qendra e pritjes mund t'ju mbështesin në këtë gjë nëse dëshironi.

3.5 Prezenca ne qendren e pritjes
Për të mbajtur vendin tuaj në qendrën e pritjes, duhet të jeni rregullisht të pranishëm në qendrën e pritjes.
Nëse mungoni gjatë natës, ju kërkohet të informoni qendrën e pritjes dhe të lini detajet tuaja të kontaktit. Pas tre netësh mungese pa njoftim paraprak, mund të çregjistroheni dhe mund të humbni vendin tuaj në qendrën e pritjes.
Ju kurrë nuk duhet të mungoni për më shumë se 10 netë në çdo periudhë 30-ditore. Mund të çregjistroheni nëse mungoni për një periudhë kohore më të gjatë.
Në mënyrë që të kërkoni një vend të ri në qendrën e pritjes, ju duhet të paraqiteni në Shërbimin Dispeçer Fedasil, ku, nëse ende keni të drejtën për pritje, juve do t’ju caktohet një vend pritës.

3.6 Sistemi depozitar
Është e mundur që qendra e pritjes t’ju kërkojë një depozitë kur të përgatitë materiale për ju. Kjo depozitë do t’ju kthehet pas largimit tuaj nga qendra e pritjes ose me kthimin e materialit të huazuar në gjendjen e tij origjinale.

3.7 Inpektimi i dhomes/shtepise dhe hapesirave private
Përveç gjetjeve të bëra gjatë raundeve në qendër, kontrolle të rregullta mund të kryhen nëpër dhoma për të siguruar pajtueshmërinë me rregullat e ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë, parandalimin e zjarrit, higjienën dhe pajtueshmërinë me këto rregulla nëpër dhoma.
Inspektimi i rregullt mund të bëhet dy herë në muaj dhe vetëm ndërmjet orëve nga 9:00 deri në 17:00. Vetëm në rast të kërkesave specifike të parandalimit në lidhje me sigurinë, zjarrfikësit, higjienën ose mangësitë serioze në rregullat e shtëpisë, dhoma mund të kontrollohet më shpesh dhe jashtë këtyre orëve.
Gjatë inspektimit kontrollohet e gjithë dhoma. Mund të jeni i pranishëm nëse dëshironi. Në rast dyshimi për shkelje të rregullave të shtëpisë, kabineti mund të hapet dhe përmbajtja të kontrollohet.

Nëse, gjatë kryerjes së kontrollit, zbulohen objekte të ndaluara nga këto rregulla (shih paragrafin 6.12), ato do të konfiskohen. Një listë e objekteve të konfiskuara do të hartohet dhe një kopje e kësaj liste do t'ju dërgohet sipas kërkesës.
Nëse një objekt i konfiskuar gjatë një kontrolli duket të jetë objekt i rrezikshëm për integritetin fizik të banorëve dhe stafit, kur është e përshtatshme, duhet t'i dorëzohet shërbimeve kompetente.
Nëse objekti është konfiskuar për arsye të higjienës, sigurisë ose zjarrfikjes, ai do t'i kthehet banuesit kur të largohet nga qendra e pritjes.
Nëse objekti që është konfiskuar ose ndonjë objekt tjetër që është pronë e banuesit nuk është marrë nga ai me largimin nga qendra e pritjes, ky i fundit është i lirë ta marrë brenda 10 ditëve pas largimit të tij.

4. SANKSIONET DHE MASA DISIPLINORE

4.1 Sanksionet
Nëse kryeni shkelje të rregullave ose marrëveshjeve, mund të vendoset një sanksion. Veprat e kryera jashtë qendrës së pritjes mund të përfshijnë sanksione nëse kanë një ndikim të rëndësishëm në qendrën e pritjes.
Natyra dhe rëndësia e shkeljes dhe rrethanat konkrete në të cilat u krye gjithmonë do të merren parasysh. Ju mund t'ju jepet mundësia e një interviste para një sanksioni në lidhje me të dhe ju mund të shoqëroheni gjatë kësaj interviste nga një person që zgjidhni vetë.
Sanksioni do t'ju jepet gjithmonë me shkrim.

Mund të vendosen sanksionet e mëposhtme:

1) nje paralajmerim formal.
2) perjashtim i perkohshem nga pjesemarrja ne aktivitetet e organizuara nga qendra e pritjes.
3) nje perjashtim i perkohshem nga mundesia per t'u paguar per ofrimin e sherbimeve ndaj Komunitetit.
4) kufizim te aksesit per disa sherbime.
5) detyrimin per te performuar ne detyra te caktuara qe kane interes te pergjithshem.
6) Anullimi i plote ose i pjesshem ose reduktimi i parave te xhepit ne nje periudhe maksimale prej katër javesh.
7) transferimi ne nje qender tjeter pritjeje.
8) perjashtimi i perkohshem nga e drejta e asistences materiale ne nje qender pritjeje.
9) perjashtim i perhershem nga e drejta e asistences materiale ne nje qender pritjeje.
Sanksionet do të jenë menjëherë të zbatueshme. Sanksionet përjashtuese duhet të konfirmohen me një vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Fedasil-it brenda tri ditëve të punës pas ditës në të cilën është shqiptuar sanksioni. Data në të cilën ky vendim mund të merret nga Shërbimi i Dispeçerisë deklarohet në sanksion, i cili ju është dorëzuar nga qendra e pritjes.
Për një shpjegim të sanksioneve të aplikueshme, gjithmonë mund të kontaktoni punonjësin tuaj social.

4.2 Masat disiplinore

Për të garantuar rendin, sigurinë dhe qetësinë në qendrën e pritjes, mund të merret masa disiplinore. Ju mund të dëgjoheni para marrjes së një mase disiplinore dhe ju mund të shoqëroheni gjatë kësaj interviste nga një person që zgjidhni vetë.
Masat disiplinore jepen me shkrim ose afishohen në qendër nëse janë në interesin publik (për shembull: mbyllja e një dhome me televizor në një kohë të caktuar në mbrëmje si rezultat i problemeve të përsëritura).

5. ANKESAT DHE APELIMET

Nëse dëshironi më shumë informacion rreth procedurave të përshkruara më poshtë, mund të kontaktoni gjithmonë stafin e qendrës së pritjes.

5.1 Dorezimi i ankeses
Nëse nuk jeni të kënaqur me kushtet e përgjithshme të jetesës në qendrën e pritjes ose me zbatimin e rregullave të shtëpisë, ju mund të bëni një ankesë.
Ju e dërgoni ankesën tuaj me shkrim ose gojarisht te drejtori apo personi përgjegjës i qendrës së pritjes, i cili do të merret me ankesën tuaj brenda një periudhe maksimale prej 7 ditësh. Ankesa mund të dërgohet në holandisht, frëngjisht, gjermanisht ose anglisht.
Nëse nuk merrni përgjigje brenda 7 ditëve, mund t'i parashtroni ankesën me shkrim Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë ose personit të cilit i është deleguar kjo fuqi (shih pikën 6.16).

5.2 Apelimi kunder nje sanksioni te vendosur
Nëse nuk pajtoheni me një sanksion të shpjeguar sipas pikës 4, 5, 6 ose 7 i cili është vendosur, ju mund të dërgoni një ankesë me shkrim për shqyrtim pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë ose personit të caktuar, në pikën 6.16. ose, nëse banoni në një LOI/ILA, te Këshillit PCSW.
Ky apelim bëhet në gjuhën holandeze, frënge, gjermane ose angleze dhe duhet të dërgohet me postë brenda pesë ditëve pune pasi sanksioni ose masa e urdhrit t’ju jetë dorëzuar me shkrim.
Ju menjëherë dërgoni një kopje të kësaj ankese në qendrën e pritjes. Një vendim do t'ju njoftohet brenda 30 ditëve. Për aq kohë sa Drejtori i Përgjithshëm, personi i caktuar në paragrafin 6.16 ose Këshilli ASCE nuk e ndryshon sanksionin, sanksioni do të mbetet në fuqi për kohen e mbetur.

5.3 Apelimi kunder nje vendimi per mbeshtetje shendetesore
Nëse nuk pajtoheni me një vendim në lidhje me ndihmën mjekësore, mund të dërgoni një ankesë me shkrim pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë, personit të caktuar në pikën 6.16 ose, nëse jeni duke qëndruar në një LOI/ILA, te Këshilli PCSW.
Ky apelim bëhet në gjuhën holandeze, frënge, gjermane ose angleze dhe duhet të dërgohet me postë brenda pesë ditëve pune nga konsultimi në të cilin vendimi iu është komunikuar.
Ju menjëherë dërgoni një kopje të kësaj ankese në qendrën e pritjes. Një vendim do t'ju njoftohet brenda 30 ditëve.