Fitimi i parave

A keni gjetur punë të paguar? Së bashku me punëdhënësin tuaj, duhet të nënshkruani një kontratë punësimi. Gjithashtu informoni punonjësin tuaj social dhe lidhuni me një skemë sigurimi shëndetësor.

Ju keni një punë dhe jetoni në një qendër pritjeje ose iniciativë pritëse lokale CPAS/OCMW (Qendra Publike per Sherbimet Sociale)

  • Nese punoni, ju keni detyrimin per te informuar punonjesin tuaj social mbi kontraten e punesimit, oret tuaja te punes dhe rrogen.
  • Është e mundur që ju mund të duhet të paguani një pjesë të pages tuaj për akomodimin tuaj. Flisni per kete me punonjesin tuaj social.

A fitoni para mjaftueshem dhe keni një kontratë pune të qëndrueshme? Fedasil mund t'ju kerkoje qe te gjeni nje shtepi dhe te lini qendren e pritjes. Nëse më pas humbni vendin e punës dhe nuk keni marrë ende një vendim mbi kërkesën tuaj për mbrojtje ndërkombëtare, lini një takim me CPAS/OCMW (Qendren Publike per Sherbimet Sociale).

Bashkojuni një skeme sigurimi shëndetësor

Nëse ju punoni, ju keni detyrimin te lidheni me nje një skemë sigurimi shëndetësor ose (skemën e sigurimeve reciproke).

Çfarë roli ka skema e sigurimeve shëndetësore?

  1. Skema e sigurimeve shëndetësore rimburson një pjesë ose të gjitha shpenzimet tuaja mjekësore (vizita juaj tek mjeku ose dentisti).
  2. Nëse keni punë, por nuk jeni në gjendje të punoni për një periudhë të caktuar për shkak të sëmundjes ose nje aksidenti, skema e sigurimit shëndetësor do t'ju paguajë kompensim financiar për të zëvendësuar pagën tuaj.
  3. Skema e sigurimeve shëndetësore ju informon për shëndetin, shpenzimet mjekësore dhe të drejtat tuaja si pacient.