Sigurim shendetesor

Ne Belgjike, eshte e detyrueshme qe te keni sigurim shendetesor. Nese jeni te semure, fondi i sigurimeve shendetesore mbulon nje pjese te madhe te shpenzimeve mjekesore. Nese ju e keni te pamundur qe te punoni per shkak te nje semundjeje ose aksidenti, ju do te merrni kompensim financiar per te zevendesuar rrogen tuaj.

Nese ju jeni pranuar dhe aprovuar si refugjat, ju duhet ti bashkoheni nje prej fondeve te sigurimit shendetesor. Nëse nuk dëshironi të bëheni anëtar i një fondi të sigurimit shëndetësor, ju mund të bashkoheni në 'Fondin ndihmës për sigurimin e sëmundjes dhe invaliditetit' pa pagesë

Çfarë bën një fond sigurimi shëndetësor për ju?

Nje fond sigurimi shendetesor (ose 'reciprocitet')

  • paguan shpenzimet për kujdesin mjekësor
  • paguan një përfitim financiar në qoftë se jeni i papërshtatshëm për punë si pasojë e sëmundjes ose e një aksidenti
  • paguan një përfitim financiar gjatë pushimit tuaj të lindjes (pas lindjes)
  • organizon shërbime të kujdesit në shtëpi (ndihmë për fëmijët dhe të moshuarit)
  • jep pajisje mjekësore për kujdesin e të sëmurëve në shtëpi.

Sa kushton sigurimi shëndetësor?

Nëse bashkoheni, do të duhet të paguani një kontribut vjetor fiks (ndërmjet 80 dhe 110 euro). Per femijet ose vartes te tjere, sigurimi shendetesor eshte falas.

Cilat janë fondet e sigurimeve shëndetësore?

Fondi shëndetësor i krishterë, Fondi i shëndetësisë liberale, Fondi i shëndetësisë socialiste, Fondi i pavarur shëndetësor, Fondi shëndetësor neutral. Ne faqen zyrtare ne internet te RIZIV/INAMI, ju mund të gjeni një pasqyrë të të gjitha fondeve të sigurimit shëndetësor.