Rreth nesh

Mirë se vini në Fedasil info, platformën e informacionit për azilkërkuesit në Belgjikë! 

Këtu do të gjeni informacion (në 14 gjuhë) mbi 8 tema të ndryshme: azili dhe procedura, qëndrimi, banimi në Belgjikë, kthimi, puna, arsimi, të miturit e pashoqëruar dhe shëndeti. Informacioni në Fedasil info do t’ju ndihmojë juve, si azilkërkues, të bëni zgjedhje rreth të ardhmes suaj.

Kërkimi në Fedasil info është i thjeshtë: klikoni mbi një prej 8 temave ose përdorni funksionin praktik të kërkimit.
Fedasil info ka gjithashtu një listë shpjeguese të termave ku shpjegojmë konceptet e vështira. Dhe gjithashtu mund të bëni që Fedasil info të flasë me ju: klikoni mbi ikonën e audios dhe teksti do t’ju lexohet me zë të lartë.

Fedasil? 
Fedasil është Agjencia Federale Belge për Pritjen e Azilkërkuesve. Fedasil është përgjegjës për vendet e pritjes në Belgjikë dhe mbikëqyr cilësinë e pritjes dhe udhëzimeve për azilkërkuesit.

Ne gjithashtu organizojmë kthimin vullnetar në vendet e origjinës. 

Më shumë informacion rreth kthimit vullnetar? www.voluntaryreturn.be
Më shumë informacion rreth Fedasil? www.fedasil.be

Keni gjetur ndonjë gabim në Fedasil info? 
Fedasil tregon kujdes të madh me informacionin që shfaqet në Fedasil info. Nëse ndonjë informacion në www.fedasilinfo.be është i pasaktë, atëherë do të bëjmë maksimumin që ta korrigjojmë këtë.
Keni gjetur ndonjë gabim? Dërgoni një email në info@fedasil.be

Fedasil info, platforma e informacionit për azilkërkuesit në Belgjikë