Puna si vullnetar

Si aplikues për mbrojtje ndërkombëtare, mund të punoni si vullnetar. Kjo është një mënyrë e mirë për të takuar njerëz të rinj, për të mësuar gjuhën dhe për të fituar përvoja të reja

Çfarë është puna vullnetare?

Nëse ndihmoni të tjerët pa përfitime personale, në baza vullnetare dhe pa para, atëherë kjo quhet punë vullnetare. Si vullnetar

  • Ju nuk fitoni para. Ndonjëherë do të merrni një pagesë të vogël vullnetare
  • Ju punoni jashtë familjes ose rrethit miqësor
  • Ju nuk keni një kontratë punësimi. Megjithatë, ju mund të kërkoni një kontratë vullnetare.

Shembuj të punës vullnetare:

  • ndihma për fëmijët me detyrat e tyre të shkollës
  • trajnimi/stërvitja e të rinjve në një klub sportiv
  • ndihma për njerëzit e moshuar ose njerëzit me aftësi të kufizuara
  • ndihma për një organizatë me një koncert apo aktivitet.

Është e mundur që organizata për të cilën ju po bëni punë vullnetare do të paguajë për biletën tuaj të autobusit, tramvajit ose trenit.

Puna vullnetare

Kush mund të punojë si vullnetar?

  • Ju duhet të jeni të paktën 15 vjeç.
  • Keni dërguar një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare
  • Ose keni të drejtën për t’u pranuar (ju qëndroni në një qendër pritjeje)

Keni nevojë për ndihmë?

Tregojini punonjësit tuaj social se dëshironi të bëni punë vullnetare.

Puna vullnetare për video. Klikoni mbi “cc” për të ndryshuar gjuhën e titrave