Statusi i refugjatit

Azilkërkuesit që marrin statusin e refugjatit mund të qëndrojnë në Belgjikë.

CGRS (CGRA/CGVS) vendos nëse mund të merrni mbrojtje nga Belgjika. Nëse merrni statusin e refugjatit, ju mund të qëndroni për 5 vjet në Belgjikë. Pas 5 vjetësh, mund të keni një të drejtë të pakufizuar qëndrimi.

CGRS merr vendimin e tij duke u bazuar te Konventa e Gjenevës për refugjatet.Refugjatët kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime si belgët.

Ata mund të punojnë dhe të aplikojnë për asistencë sociale. Pyesni punonjësin tuaj social ose avokatin tuaj për një shpjegim. Ju mund te gjeni gjithashtu informacione ne faqen e internetit CGVS/CGRA.

Refugjatët nuk mund të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Disa aplikantë për mbrojtje nuk marrin statusin e refugjatit, por marrin “mbrojtje plotësuese”.