Respekt për njerëzit, kafshët dhe natyrën

Respekti është një vlerë thelbësore themelore në Belgjikë. Ju duhet te respektoni ligjin, njerëzit e tjerë, kafshët dhe pronën.

Ngjashmëritë dhe dallimet

Belgium pret qe ju te respektoni vlerat themelore dhe të drejtat që kemi të përbashkëta. Belgjika pret që ju te respektoni dallimet: njerëzit kanë stile jetese të ndryshme, kultura te ndryshme te ngrënurit, stil te veshuri dhe perkatesi fetare te ndryshme.

Respekti per ligjin

Gjithkush është i detyruar të njohë ligjin në Belgjikë dhe ta respektojë atë.

Respekti për njerëzit (të rriturit dhe fëmijët)

  • Ju nuk mund t'i dëmtoni të tjerët (dhuna fizike, emocionale, psikologjike dhe seksuale janë të paligjshme).
  • Ju nuk mund të përjashtoni të tjerët (diskriminimi dhe racizmi janë të paligjshme).
  • Respektoni orët e gjumit të tjerëve (është e ndaluar të bëni zhurmë gjatë natës).
  • Respektoni privatësinë e të tjerëve (ju nuk mund të merrni fotografi të njerëzve dhe t'i shperndani ato pa pëlqimin e tyre).
  • Tregoni respekt për njëri-tjetrin (braktisni vendin tuaj në autobus për gratë shtatzëna ose të moshuarit).
  • Tregoni respekt dhe mbërrini në kohë nëse keni një takim.

Respekt për kafshët dhe pronën

  • Ju nuk mund të dëmtoni ose shkatërroni pronën ose ndërtesat e të tjerëve.
  • Duhen kujdesur kafshët (ujë, ushqim, strehim) dhe nuk mund të përdorni dhunë kundër tyre.
  • Mos hidhni mbeturinat në rrugë publike, por në kazanët e mbeturinave.
  • Respektoni pronën private të tjerëve. Ju nuk mund të urinoni, hidhni mbeturinat, te kepusni lule ose te hani në kopshtin e një personi tjetër.