Mberrini në kohë dhe prisni rradhën tuaj

Në Belgjikë, është shumë e rëndësishme të arrijmë në kohë. Belgët gjithashtu presin që të prisni rradhën tuaj, nëse duhet të prisni.

Mbërrini në kohë për një takim

Në Belgjikë, është shumë e rëndësishme të arrijmë në kohë. Nëse arrini vonë, kjo është pa respekt për personin tjetër, sepse i keni bërë ata të presin.

Nëse mendoni se do të arrini vonë, ju duhet te njoftoni personin tjeter perpara kohe. Për shembull, mund të telefononi ose dërgoni SMS. Kjo është e rëndësishme për takimet tuaja në qendrën e pritjes, në punë, me shkollën, në komunë dhe gjithashtu me miqtë.

Nëse arrini me vonesë, personi me të cilin keni pasur një takim nuk mund t'ju ndihmojë më shumë ose t'ju flasë në atë moment. 

Ata shpesh kanë një takim me dikë tjetër. Ju pastaj duhet te lini nje takim tjeter.

Pritja ne rradhe

Kontrolloni oraret kur jane hapur

Pothuajse të gjitha shërbimet në komunë, Qendrart Publike per Sherbimet Sociale CPAS/OCMW ose qendrat pritese kane oraret hapese. Ju mund te keni akses per këto shërbime vetëm kur ato janë hapur. Ju thjesht nuk mund të ecni brenda dhe jashtë këtyre shërbimeve, jashtë këtyre orëve. Njerëzit që punojnë atje, pastaj bëjnë detyra të tjera (administrative, takime, thirrje telefonike).

Prisni radhën tuaj

Nëse duhet të prisni rradhën tuaj, është e zakonshme që në Belgjikë të formohet nje radhë e gjate ose te keni nje bilete me nje numer. Kur të arrini, duhet të bashkoheni në pjesën e prapme të radhës. Mos shtyni para, ose nxitni njerëzit.

Disa shërbime, të tilla si komuna, spitali apo zyra postare, punojnë me një sistem bilete.

Kur të mbërrini, së pari duhet të merrni një biletë me një numër. Ka një shenjë në dhomën e pritjes ku shfaqen numrat. Është vetëm radha juaj kur numri juaj shfaqet në tabelë.