Shëndeti i foshnjës

Belgjika ka një shërbim falas që monitoron shëndetin e të gjithë fëmijëve nën moshën 3 vjeç. Ju gjithashtu mund të bëni pyetje në lidhje me shtatzëninë tuaj, zhvillimin e fëmijës suaj dhe rritjen e tij ose saj.

Ju mund të vini për një konsultim falas me fëmijën tuaj (mes 0 muaj dhe 3 vjeç) në zyrat e Kind & Gezin (Flanders dhe Bruksel) ose ONE (Valonia dhe Bruksel). Këto agjenci do t'ju ndihmojnë gjithashtu nëse jeni shtatzënë.

Stafi i Kind en Gezin ndonjëherë mban konsultime në qendrën e pritjes.

Çfarë ndodh gjatë një konsultimi?

  • Vullnetarët matin dhe peshojnë fëmijën tuaj.
  • Një mjek apo infermiere e shqyrton fëmijën tuaj
  • Në javët e para pas lindjes, infermieret do të kontrollojnë nëse dëgjimi i fëmijës suaj është i mirë.
  • Ndermjet 12 dhe 24 muajve, mjekët ose infermierët do të kontrollojnë nëse shikimi i fëmijës suaj është i mirë.
  • Fëmija juaj do të marrë vaksinimet e nevojshme.
  • Ju mund të bëni pyetje për të ushqyerit, arsimin, sigurinë dhe shëndetin.

A është fëmija juaj i sëmurë?

Nëse fëmija juaj është i sëmurë, duhet të shkoni tek një mjek dhe jo tek nje agjenci shendeti.