Si të aplikoni për azil në Belgjikë?

Nëse dëshironi të aplikoni për azil, hapi i parë është të regjistroni aplikimin tuaj.

Zyra e Emigracionit

Ku të regjistroni aplikimin tuaj?

  • Nëse ndodheni në Belgjikë: në Bruksel, aplikimi kryhet në zyrën e Emigracionit (jo më vonë se 8 ditë pas mbërritjes suaj në Belgjikë)

Adresa: Boulevard Pacheco 441000 Bruksel (Cube)

  • Nëse jeni në kufirin belg: aplikimi bëhet me anë të policisë
  • Nëse jeni të ndaluar në një burg ose qendër paraburgimi: aplikimi bëhet me anë të drejtorit të burgut ose qendrës së paraburgimit.

Nuk është e mundur të depozitohet një aplikim jashtë shtetit (për shembull në një ambasadë belge jashtë shtetit) ose me email.

Zyra e Emigracionit është organizmi qeveritar përgjegjës për regjistrimin e aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare.

Cilat dokumente ju nevojiten?

Çfarëdolloj dokumenti që vërteton identitetin tuaj. Ju duhet t'i sillni ato te Zyra e Emigracionit kur regjistroni aplikimin për mbrojtje ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, ju mund të paraqisni të gjitha dokumentet mbështetëse për të vërtetuar se keni të drejtë për mbrojtje. Nëse nuk keni asnjë dokument, sërish ju mund të aplikoni për mbrojtje ndërkombëtare.