Mbrojtja shtese

Disa azilkërkues nuk konsiderohen refugjatë, por marrin "mbrojtje plotësuese".

Kur ju aplikoni per mbrojtje nga Belgjika, CGVS/CGRA mund te vendose qe te mos ju jape statusin e refugjatit. Por CGVS/CGRA mund t'ju japë një mbrojtje tjetër: "mbrojtje plotësuese".

Pse? Sepse ju nuk plotesoni kushtet e Konventes se Gjeneves por, nëse ktheheni në vendin tuaj, do të keni probleme serioze. Kjo mund të ndodhë sepse vendi juaj është në luftë ose sepse ju rrezikoni dënimin me vdekje ose mund te torturoheni.

Nëse ju jepet statusi i mbrojtjes shtesë, ju merrni një leje qëndrimi për një periudhë prej 1 viti. Komuna mund ta rinovojë atë çdo herë për një periudhë prej dy vjetësh. Pas pesë vjetësh, përfituesi i mbrojtjes plotësuese mund të marrë një leje qëndrimi për një periudhë të pakufizuar. Kjo procedurë gjithashtu trajtohet nga komuna.

CGVS/CGRA mund të tërheqë mbrojtjen tuaj shtesë nëse situata në vendin tuaj ndryshon (lufta) dhe nuk ka më rrezik.

Pyesni punonjesin tuaj social ose avokatin tuaj per nje shpjegim. Ju mund te gjeni gjithashtu informacione ne faqen e internetit te CGRS (CGVS/CGRA).