Kërkimi për një shtëpi

Pasi të jeni pranuar si refugjat, keni 2 muaj për të gjetur shtëpinë tuaj. Pas kësaj kohe, duhet të largoheni nga qendra e pritjes ose nga shtëpia e CPAS/OCMW.

Duke kërkuar për një vend për të marrë me qira

Sapo të pranoheni si refugjat në Belgjikë, do të duhet të kërkoni per shtëpinë tuaj. Kjo mund të jetë një studio, apartament apo shtëpi. Pasi të jeni pranuar si refugjat, mund të vazhdoni të jetoni në qendrën e pritjes ose në shtëpinë e CPAS/OCMW për 2 muaj. Përdoreni këtë kohë për të kërkuar një shtëpi! Nëse ende nuk e keni gjetur një shtëpi pas 2 muajsh, Fedasil mund ta zgjasë këtë periudhë deri në maksimum prej 4 muajsh.

Pergatisni dokumentacionin ne rregull

Para se të filloni të kërkoni për shtëpinë tuaj, sigurohuni që të gjitha dokumentet tuaja të jenë në rregull.

Ju duhen këto dokumente për të përfunduar një kontrate qiraje

Ku mund të gjeni një shtëpi të përshtatshme?

Ju mund të kërkoni për nje shtëpi

  • në tregun privat: nëpërmjet një agjencie të pasurisë se patundshme ose nëpërmjet miqve, të njohurve ose vullnetarëve që do t'ju ndihmojnë të gjeni një.
  • në tregun social: një zyrë për qira sociale (SVK / AIS) ose shoqëria per banesa sociale (SHM / SLS) ofrojnë shtëpi për njerëzit që kanë nevojë për shtëpi.

Çfarë duhet të dini kur merrni me qera një shtëpi?

  • Kontrolloni që shtëpia është në gjendje të mirë. A ka hapësirë të mjaftueshme? A ka lagështire? A ka ujë, ngrohje dhe energji elektrike? A është shtëpia një vend i sigurt për familjen tuaj?
  • Sigurohuni që mos te paguani shumë! Pyesni punonjësin tuaj social, ose nje person te besuar, i cili ka jetuar për disa kohë në Belgjikë, për këshillim.
  • Qiradhënësi dhe ju (qiramarrësi) duhet të nënshkruani një kontratë qiraje.