Qëndroni në vendin e pritjes

Azilkërkuesit marrin një shtrat, ushqim, asistencë sociale dhe asistencë mjekësore.

Dhomë familjare në vendin e pritjes

Belgjika siguron ndihma 'materiale' per personat qe kane aplikuar per mbrojtje ndërkombëtare. Kjo ndihmë jepet në vendin e pritjes që ju është caktuar (qendra ose akomodimi individual).

Çfarë përfshin ndihma materiale?

  • Ushqimi dhe akomodimi
  • Ndihma mjekësore, psikologjike dhe sociale
  • Veshja dhe produkte higjienike
  • Mundësia e kërkimit të ndihmës nga nje avokat dhe nga nje perkthyes

Belgjika nuk ofron asistencë financiare për aplikantët për mbrojtje. Megjithatë, ju merrni pak para xhepi çdo javë.