Marrja e vendimit të CGVS/CGRA
Azilkërkuesit marrin vendimin e CGVS/CGRA në një letër të dërguar me postë.
CGVS/CGRA shkruan vendimin e saj në një letër dhe e dërgon atë me postë. Kjo letër shpjegon pse aplikimi juaj për azil u pranua ose u refuzua. Punojesi juaj social dhe avokati juaj mund të shpjegojë këtë vendim.
Ne cilen adresë është letra e dërguar? Letra dërgohet në adresën që i keni dhënë CGVS/CGRA. Nëse jetoni në një qendër pritjeje, letra i dërgohet qendrës.