LGBTQI dhe aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare

A keni frikë nga persekutimi në vendin tuaj të origjinës për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor? Ju mund te aplikoni per mbrojtje nderkombetare.

Si nje person pjese e LGBTQI, ju i përkisni një grupi të prekshëm. CGVS/CGRA e merr këtë në konsideratë kur merret ne shqyrtim aplikimi për mbrojtje ndërkombëtare.

Te intervistohesh nga nje burre ose grua

Gjate intervistes me oficerin mbrojtes te CGVS/CGRA eshte e rendesishme qe ju te flisni mbi veshtiresite nga te cilat ju, si person LGBTQI, keni ikur.

E keni te veshtire qe t'i tregoni historine tuaj nje burri ose nje gruaje? Gjate pyetesorit te Zyres se Emigracionit DVZ/OE, mund të plotësoni nëse doni një intervistë me një oficer dhe përkthyes mashkull apo femer. CGVS/CGRA do mundohet te plotesoje kerkesen tuaj. Pyesni punonjesin tuaj social për t'ju ndihmuar në këtë drejtim.

Paraqitja e provave

Perpara intervistes, siguroheni te mblidhni sa me shume informacion dhe dokumentacion te mundshem, lidhur me

  • orientimin tuaj seksual ose identitetin gjinor
  • udhetimin tuaj drejt Belgjikes
  • pse keni frikë nga persekutimi në vendin tuaj të origjinës

Oficeri i mbrojtjes do të hetojë kredibilitetin e orientimit tuaj seksual bazuar në deklaratat dhe provat tuaja. CGRA/GCVS nuk pranon fotografi ose video të akteve seksuale si dëshmi. Oficeri i mbrojtjes gjithashtu do të hetojë nëse është e justifikuar frika juaj për persekutim në vendin tuaj të origjinës.