Ju nuk jetoni në një qendër pritjeje

Nëse nuk jetoni në një qendër pritjeje gjatë kohës së shqyrtimit të kërkesës suaj për azil, ju nuk do të merrni asnjë ndihmë financiare. Ju keni të drejtën për asistencë mjekësore.

Gjatë periudhës që Belgjika shqyrton kërkesën tuaj për mbrojtje ndërkombëtare, ju do të strehoheni në një qendër pritjeje, që është zakonisht një qendër pritjeje e Fedasil ose e Kryqit të Kuq. Qeveria e Belgjikës paguan për ushqimin dhe strehimin tuaj.

Ka mundësi që të mos qëndroni në qendrën e pritjes (kodi 207 “Nuk u paraqit”) sepse

  • Ju zgjidhni të mos jetoni në një qendër pritjeje: ju keni vendin tuaj të banimit ose mund të shkoni te familja ose miqtë. Prandaj ju jetoni në një adresë private.
  • Fedasil nuk ju ofroi një vend pritjeje: ju nuk keni të drejtën për një vend pritjeje.

Çfarë mbështetjeje do të merrni ju, si azilkërkues, nëse nuk jetoni në një qendër pritjeje?

  • Ju duhet të siguroni vetë ushqimin dhe mirëmbajtjen
  • Ju duhet ta siguroni vete mbështetjen financiare
  • Ju keni të drejtën për asistencë mjekësore

Po ndërroni shtëpi? Informoni shërbimet e azilit.

Po transferoheni drejt një tjetër adrese private? Ju lutemi sigurohuni që t’ua dërgoni adresën e re shërbimeve të azilit (DVZ/OE dhe CGVS/CGRA) duke përdorur formularin.

Keni pyetje mbi situatën tuaj në Belgjikë? 
Fedasil Info Point ju mund të vini për të bërë pyetje rreth çështjeve ligjore, procedurës suaj të azilit, punës, arsimit dhe formimit profesional, procedurave administrative, ndihmës rreth kthimit, ndihmës mjekësore dhe psikologjike dhe mbështetjes materiale.

Këtu nuk mund të pyesni për një vend pritjeje, për këtë duhet të regjistroheni në listën e pritjes për pritjen.


Fedasil Info Point

Fedasil Info Point është e hapur nga e hëna deri të premten, nga ora 9:00 deri në 13:00.

Rue Héger-Bordet 3, 1000 Brussels

T: 0800 32 746 (nga 13:00 deri në 16:00)