Ku mund të pini duhan?

Në Belgjikë, nuk ju lejohet të pini duhan në ndërtesa publike, në punë, në kafene dhe në qendrat e pritjes. Megjithatë ju mund të pini duhan në rrugë ose në tarraca.

Nëse nuk e respektoni ndalimin e pirjes së duhanit, mund të dënoheni dhe duhet të paguani gjobë. Gjobat janë shumë të larta. Hidhini bishtat e cigareve në kazanët e mbeturinave, dhe jo në rrugë.

Blerja e duhanit ose cigareve

Ju duhet të keni mbushur 18 vjeç që të blini duhan ose cigare. Shitësi mund t'ju kërkojë një dokument identifikimi për verifikim.