Ju nuk banoni në një qendër pritjeje
Nëse nuk qëndroni në një qendër pritjeje gjatë shqyrtimit të aplikimit tuaj për azil, ju nuk do të merrni mbështetje financiare. Ju nuk keni të drejtë për ndihmë mjekësore.
Gjatë periudhës që Belgjika shqyrton aplikimin tuaj për mbrojtje ndërkombëtare, ju do të merrni akomodim në një vend pritjeje, i cili shpesh është një qendër pritjeje e Fedasil ose Kryqit të Kuq. Qeveria belge paguan për ushqimin dhe akomodimin tuaj.
Është e mundur që ju të mos qëndroni në një qendër pritjeje (kodi 207 "Nuk shfaqet") sepse
- Ju zgjidhni që të mos banoni në një qendër pritjeje: ju keni vendin tuaj të banimit ose ju mund të shkoni tek familjarë dhe shokë. Si rrjedhojë, ju jetoni në një adresë private.
- Fedasil nuk ju siguron një vend pritjeje: ju nuk keni të drejtë për një vend pritjeje.
Çfarë mbështetje merrni nëse ju, si azilkërkues, nuk jetoni në një qendër pritjeje?
- Ju duhet të siguroni ushqimin dhe mirëmbajtjen
- Ju duhet të siguroni mbështetjen financiare
- Ju keni të drejtën për ndihmë mjekësore
A po transferoheni te një adresë tjetër private? Sigurohuni që ta dërgoni adresën tuaj të re tek shërbimet e azilit (IO dhe CGRS). Për këtë përdorni formularin: Verklaring: Wijziging gekozen woonplaats (NL); Déclaration : changement de domicile élu (FR).