Ju duhet te ndani mbeturinat

Ne Belgjike, juve ju duhet qe te ndani mbeturinat ne qese me ngjyra te ndryshme Ngjyrat dhe qeset jane te ndryshme per cdo komune ose qytet.

Ndarja e mbeturinave

Ka lloje te ndryshme te mbeturinave:

  • organike = fruta, perime, levozhge vezesh
  • plastike = shishe plastike
  • metalike = kanace metalike, kuti teneqeje
  • qelqi = shishe qelqi ose vazo
  • leter dhe karton = gazeta, kuti kartoni
  • pajisjet elektronike = televizoret, telefonat celulare, tharese flokesh, karikues
Ndarja e mbeturinave

Mbeturinat ne Belgjike mbahen te diferencuara nga tipi (klasifikimi) ne menyre qe produktet e reja te behen nga ata (riciklimi).

Ne qofte se ju nuk beni diferencim te mbeturinave, komuna ose bashkia mund te refuzojne marrjen e qeseve tuaja. Komuna ose bashkia mund t'ju vendosin nje gjobe.

Qeset e mbeturinave per t'u diferencuar

Cdo komune ka rregullat e saja per mbledhjen e mbeturinave. Per shumicen e mbeturinave, ka qese me ngjyra te ndryshme qe ju mund t'i blini nga komuna ose nga nje dyqan ne komunen tuaj.

Komuna mbledh mbeturinat.

Komuna ose bashkia mbledh mbeturinat ne nje dite te caktuar gjate javes. Cdo komune ka rregulla persa i perket ngjyres se qeses qe mund te nxirret jashte ne cilen dite, dhe nga cila ore. Ne qofte se vendosni t'i lini qeset e mbeturinave ne rruge jashte orarit dhe diteve te autorizuara, ju mund te gjobiteni.

Ne orarin e mbledhjes se mbeturinave te hartuar nga komuna, eshte e shenuar se cilat qese mund te vendosen jashte ne cilen dite dhe nga cila ore.

Parku i konteniereve

Objektet e medha ose mbeturinat per te cilat komuna nuk vjen per t'i mbledhur - si televizore, kolltuke, dollap rrobash, bufe, gure - mund te depozitohen ne parkun e konteniereve te komunes suaj. Ky eshte nje vend ne te cilin ju mund te sistemoni mbeturinat ne konteniere te medhenj. Juve ndonjehere do ju duhet te paguani per te depozituar mbeturina.