Koronavirusi: mbroni veten dhe të tjerët

Mbroni veten dhe të tjerët kundër koronavirusit: lani duart me sapun, mos prekni të tjerët dhe mbani maskë fytyre në vendet ku nuk mund të mbani distancë të sigurt.

Mbroni veten nga koronavirusi gjatë qëndrimit tuaj në qendrën e pritjes:

  • Lani duart disa herë në ditë me sapun
  • Kollituni ose teshtini në një kartëpecetë ose të pjesa e brendshme e bërrylit
  • Përdorni kartëpeceta dhe hidhini ato në një kosh mbeturinash me kapak
  • Mos e prekni fytyrën
  • Mos i prekni të tjerët
  • Shmangni kontaktin me personat që janë të sëmurë
  • Mbani distancë 1,5 metra
Video “Mbroni veten kundër koronavirusit”

Kur duhet të mbani maskë fytyre?
Mbani maskë fytyre në vendet ku nuk është e mundur që të mbani distancë të sigurt (1,5 metra) nga të tjerët, si p.sh. në dyqan ose në shkollë. Fëmijëve nën 12 vjeç nuk u kërkohet që të mbajnë maskë.

Mbajtja e maskës së fytyrës është e detyrueshme në Belgjikë

  • në transportin publik (autobus, tramvaj, tren ose metro) 
  • në stacion dhe në stacionin e autobusit
  • në dyqane dhe markete
  • në muze, biblioteka, kinema dhe salla koncertesh
  • në vendet e adhurimit
  • në ndërtesat publike
  • në kafene dhe restorante, përveçse kur uleni në tavolinë
  •  në qendrën e pritjes, në vendet me simbolin “maska e gojës e detyrueshme”
Infografika “Kur duhet të mbani maskë fytyre”